“O e sjell PET Scan-in, o jap dorëheqjen”, ky është ky premtimi i bërë nga foltorja e Kuvendit i Ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu. Në interpelancën e kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike e vuri theksin tek tre shërbimet shëndetësore që, sipas saj, kanë qenë në qendër të debatit publik dhe politik: hemodializa, sterilizimi dhe kontrolli mjekësor bazë. “Kjo është interpelanca e parë pasi kam marrë detyrën. Dua të ndalem në çështjet për interpelancë. Për të kuptuar ku jemi sot, duhet të kuptojmë ku ishim dje”, u shpreh Spahiu, teksa solli në vëmendje zhvillimin e shërbimit të hemodializës ndër vite. Sipas ministres, në vitet 2000 hemodializa ishte një shërbim i kufizuar, ndërsa viti 2005 shënoi një kthesë, kur numri i pacientëve nisi të rritej me shpejtësi. LEXO EDHE:Berisha-Spahiut: Fillim më të mbrapshtë nuk ka, jep dorëheqjen! Ministrja: Detyra ime është t'u shërbej qytetarëve "Në 2004-ën shërbimi ka qenë shumë i kufizuar dhe shumë pacientë shkonin drejt Maqedonisë së Veriut. Viti 2005 shënoi një kthesë, numri i pacientëve filloi të rritej me shpejtësi. U hap shërbimi i dializës, i pari në Spitalin Rajonal të Elbasanit”, tha ajo. Sa i përket sterilizimit, ministrja deklaroi se shërbimi është nën drejtimin e OSHISH që prej muajit prill. Ndërsa për kontrollin mjekësor bazë, ajo tha se administrimi shtetëror ka nisur më 11 shtator. "Pas përfundimit të kontratës shteti merr administrimin për këto shërbime. S’bëhet fjalë për kalimin nga një operator te tjetri, apo për të përgojuar gra e vajza që kanë punuar me mua në 100 orët e para të punës. Marrja në adminsitrim publik nuk është qëllim në vetvete, por pacienti të mos e ndjejë ndryshimin si pasiguri. Pacienti duhet të vazhdojë të marrë shërbimin, pa ndërprerje, dhe me përgjegjshmëri institucionale. Ndryshimi i emërtimit nuk nënkupton krijimin e një institucioni të ri privat, por shoqëri ekzistuese me kapital 100% shtetëror, nuk kemi tranferim të kompetencave publike te një subjekt privat. Harrojeni që në një pozicion pune do vendoset një burrë një grua kushdo qoftë që nuk e ka ritmin tim, do jem javë për javë me ju në interpelancë për të treguar që njerëzit e punës nuk duhen bojkotuar", tha ajo. Deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Bardh Spahia, kritikoi qeverinë për mënyrën e administrimit të sistemit shëndetësor, duke akuzuar mazhorancën për mungesë transparence, llogaridhënieje dhe korrupsion. “E kemi kërkuar këtë interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë për situatën të rënduar në sistemim shëndetësor që gjatë muajit të fundit është përfshirë në disa skandale, që kulmuan me dorëheqjen e Salës pa dhënë shpjegime e deri në emërimin nepotike të kushërirës së parë e bashkëshortes së kryeministres. Por pyetja është se Sala u shkarkua se nuk pranonte të firmoste nën presionin e kryeministrit apo se në 6 javë autorizoi realizimin 12 shpalljeve të tenderave me vlerë 105 milionë euro. Qytetarët shqiptarë e provojnë çdo ditë në kurrizin e tyre, peshën e korrupsionit. Ministrat e shëndetësisë ikin dhe vijnë pa lënë asnjë gjurmë dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi. Shkarkohet ministrja në më pak se një vit punë dhe askush nuk jep asnjë përgjigje dhe të mbajë përgjegjësi. Askush nuk mban përgjegjësi as për grabitjen e parave publike, në vend që të shkojnë për investime në shëndetësi”, tha deputeti i PD, Bardh Spahia. Lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:57 Berisha-Spahiut: Fillim më të mbrapshtë nuk ka, jep dorëheqjen! Ministrja: Detyra ime është t'u shërbej qytetarëve Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua Ministres së re të Shëndetësisë, se Evis Sala me dorëheqjen e saj mbrojti integritetin e vet. Sipas Berishës Spahiu duhet të japë dorëheqjen për të mos i shërbyer aferave korruptive të qeverisë Rama.“Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua dhe u stërbetua këtu, duhet t’i them dy fjalë. Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë, ua them unë, me punime që po t’u marrësh ju të gjithë së bashku, nuk bëni as një të dhjetën e saj. Në një moment të caktuar, kur thoni ia mori ai mendjen dhe pranoi detyrën e ministres. E vërteta, me dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet, duhet ta them, pavarësisht nga akuzat e lëshuara mbi të, por ajo kur erdhi puna që iu propozua skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, ajo tha mirupafshim. Pasardhësja u betua, u stërbetua këtu, ka vetëm një këshillë, shko dhe pi një kafe jo me Lindën e Surrelit, por me Lindën tjetër. Jo me patronazhisten, por me atë drejtoreshën dhe të të rrëfejë ajo dramën e saj në mënyrë që uroj të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë se fillim më të mbrapshtë nuk mund të kishte se të fusje aty patronazhisten e Surrelit, Lindën e Surrelit, kunati i të cilës është faktikisht strumbullari i të gjithë vjedhjeve të qindra milionë eurove në AKSHI. Dhe nuk i del emri vetëm se është kunati i Lindës", tha Berisha.Ndërkohë Spahiu pavarësisht akuzave të Berishës tha detyra e saj e vetme është që t'u shërbej qytetarëve."Është diferencë e madhe kur njeriu ndryshon në rrugëtimin e tij. Jam përpjekur që politika të mos më ndryshojë. Keni qenë profesori im dhe nuk dua të pranoj që të përgojohen gratë në atë foltore. Unë nuk kam takuar asnjë Lindë dhe nuk do të takoj asnjë Lindë. Do t’ju sugjeroja në mënyrë të veçantë: mos e përdorni më këtë strategji për gratë e vendit tonë. Të jeni i sigurt se unë jam në këtë detyrë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe për t’u garantuar se çdo qindarkë e taksave të tyre do të jetë në shërbim të shëndetit", tha Spahiu Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: PS PD Kuvend 17 shtator 2026 Bardh Spahia Klodiana Spahiu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.2% Vota total: 2137 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
