Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026 paraqet një vlerësim përgjithësisht pozitiv për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transformimin digjital, energjinë dhe politikën ekonomike. "Një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027", thotë raporti. LEXO edhe...KE udhërrëfyes për Shqipërinë: Në 2027 mbyllim negociatat, Këshilli të bëjë gati Traktatin e Anëtarësimit! Paketë të posaçme financiare Në 127 faqe raport të siguruar nga Report Tv, KE thotë se objektivi për mbylljen e negociatave në 2027-ën është i arritshëm, por gjithsesi ngre disa problematika. Ndonëse vlerëson punën poziitve në SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, KE thotë se sfidë reale për vendin tonë që duhet adresuar mbetet korrupsioni. Raporti ndalet edhe te mos heqja e imunitetit të ish-zvkryeministres Belinda Ballukut, duke e cilësuar si shqetësim për funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Protestat në Tiranë përmenden edhe në progres raportin për Shqipërinë, ku theksohet se ato u nxitën nga shqetësimet mjedisore lidhur me investimin e huaj në Zvërnec dhe u shndërruan në një lëvizje më të gjerë për transparencë, llogaridhënie, masa kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë. “’Ky është mobilizimi më i madh qytetar në Shqipëri që nga tranzicioni demokratik i vendit, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës që iu bashkuan protestës në kulmin e saj”, thuhet në raport, duke theksuar se deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog dhe se “të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t'u angazhuar në një dialog konstruktiv”. Lajmi në përditësim.... Kliko këtu per të lexuar Progres Raportin Ora 15:30 Progresraporti/ KE: Emërimet në institucionet e pavarura mbeten të politizuara, avokati i Popullit u zgjodh pa konsensus KE thotë në progresraportin për Shqipërinë se "parlamenti kreu emërime në institucionet e pavarura, por politizimi i këtyre emërimeve mbetet një problem serioz. Avokati i Popullit (Endri Shabani) u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer një traditë të konsoliduar të konsensusit ndërpartiak. E njëjta procedurë u ndoq edhe për emërimin e Komisionerit të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi." Share Ora 15:23 Progresraporti për Shqipërinë/ KE: Fondet e IPARD III mbeten të bllokuara, nuk u plotësuan kushtet Shqipëria duhet të përmbushë ende kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian për administrimin e fondeve IPARD III, të destinuara për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Komisioni Europian, në progresraportin për vitin 2026, kërkon forcimin e sistemeve të menaxhimit financiar, kontrollit dhe kapaciteteve administrative.Sipas raportit, autoritetet shqiptare kanë paraqitur dy kërkesa për marrjen e përgjegjësisë së administrimit të fondeve IPARD III, përkatësisht më 1 prill dhe 18 qershor 2026. Megjithatë, Komisioni thekson se Shqipëria duhet të sigurojë përmbushjen e të gjitha parakushteve që t’i rikthehen fondet IPARD III.Kërkesa e Komisionit lidhet me aftësinë e institucioneve shqiptare për të administruar dhe kontrolluar përdorimin e financimeve europiane, duke garantuar që fondet të shpërndahen sipas rregullave dhe të përdoren për qëllimet e miratuara.Në raport, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë disa përparime në ngritjen e strukturave të nevojshme për administrimin e mbështetjes bujqësore, por nevojitet forcimi i kapaciteteve teknike dhe njerëzore.Një nga detyrat kryesore është përparimi në ngritjen e Sistemit të Integruar të Administrimit dhe Kontrollit (IACS), i cili shërben për identifikimin e përfituesve, verifikimin e të dhënave dhe kontrollin e mbështetjes financiare për fermerët. Share Ora 14:58 Progresraporti/ KE ngre shqetësimin: Paraburgimi në Shqipëri i tepruar, të përdoren masa alternative Në progresraportin e KE për Shqipërinë ngrihet edhe shqetësimi për përdorimin e tepruar të masës së arrestit në burg. Në raport thuhet se “paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese”, duke theksuar se “institucionet duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më efektiv të masave alternative ndaj paraburgimit.”“Problemet që lidhen me të drejtat procedurale të personave të dyshuar dhe të akuzuar vazhdojnë të jenë të pranishme dhe duhet të adresohen, përfshirë çështje serioze që kanë të bëjnë me të drejtën për informim gjatë procedimeve penale, mbrojtjen e parimit të prezumimit të pafajësisë, të drejtën për të pasur akses te një avokat që në fazat më të hershme të hetimit, si dhe aksesin në ndihmë juridike në kohën e duhur.Paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese e vendosur gjatë fazës së hetimit dhe në pritje të gjykimit. Institucionet përkatëse duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më të gjerë dhe më efektiv të masave alternative ndaj paraburgimit”, thuhet në raport.Në raport kërkohet gjithashtu rifillimi urgjent i monitorimit elektronik, i pezulluar që prej vitit 2019, për të mbikëqyrur respektimin e “arrestit në shtëpi” dhe shërbimit të provës. Share Ora 14:44 Progresraporti/ KE: Të ndalen ndërhyrjet politike në drejtësi dhe sulmet ndaj magjistratëve! Të plotësohen vakancat në gjyqësor Shqipëria ka bërë përparim të mirë në funksionimin e gjyqësorit, ndërsa përfundimi i vettingut ka forcuar pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin në drejtësi. Megjithatë, Komisioni Europian evidenton në progres raport vijimin e përpjekjeve të politikanëve dhe zyrtarëve për të ndikuar në sistem, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve. KE kërkon të ndalen sulmet ndaj magjistratëve dhe plotësimin e vakancave në gjyqësor."Mungesa e burimeve njerëzore, përfshirë magjistratët dhe stafin mbështetës ligjor e administrativ, vijon të ndikojë në cilësinë e drejtësisë. Gjatë periudhës së raportimit vijuan përpjekjet e zyrtarëve publikë apo politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor, përfshirë SPAK-un, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve. Megjithëse numri i çështjeve të prapambetura është ulur pjesërisht, mbeten për t’u adresuar probleme urgjente që lidhen me efikasitetin, cilësinë dhe integritetin e gjyqësorit, përfshirë infrastrukturën e gjykatave, sigurinë dhe vonesat në ngritjen e një sistemi elektronik për menaxhimin e çështjeve", thuhet në raport. Rekomandimet e Komisionit për Shqipërinë-Të forcojë më tej llogaridhënien dhe të ulë ndërhyrjet politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë, përfshirë forcimin e mbrojtjes së sinjalizuesve brenda strukturave të drejtësisë; të garantojë emërime, ngritje në detyrë, vlerësime dhe inspektime transparente e të bazuara në meritë, në përputhje me standardet e larta të vendosura nga procesi i vetingut; si dhe të plotësojë vendet vakante për magjistratë-inspektorë në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.-Të përmirësojë cilësinë e drejtësisë, veçanërisht duke vijuar plotësimin e vendeve vakante dhe duke siguruar personel të mjaftueshëm administrativ në gjykata, në të gjitha nivelet e gjyqësorit; duke rritur numrin e përgjithshëm të magjistratëve dhe këshilltarëve ligjorë drejt mesatares së BE-së; duke përfunduar rishikimin e kurrikulave të formimit fillestar dhe vazhdues, si dhe të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës; dhe duke përmirësuar kapacitetet e shkollës për të ofruar trajnim gjyqësor.-Të përmirësojë efikasitetin e gjyqësorit, përfshirë miratimin e masave të mëtejshme për rritjen e efikasitetit në të gjitha nivelet dhe uljen e mëtejshme të numrit të çështjeve të prapambetura, në përputhje me Udhërrëfyesin për Efikasitetin e Gjyqësorit, parimet e reformës në drejtësi dhe standardet europiane; të sigurojë zbatimin e shpejtë të sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve dhe ta shtrijë sistemin e njoftimeve në internet në të gjitha gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm. Share Ora 14:35 Progresraporti: Liria e medias mbetet sfidë! KE kërkon transparencë financimi dhe mbrojtje për gazetarët Në progres raportin e KE për Shqipërinë thuhet se vendi ynë ka shënuar “njëfarë progresi në fushën e lirisë së shprehjes”, por ende nuk ofron garanci të mjaftueshme ligjore, ndërsa pavarësia dhe pluralizmi i medias ndikohen nga ndërthurja e interesave politike dhe ekonomike.Në progresraport, Komisioni Europian kërkon transparencë të pronësisë dhe financimit të mediave, dekriminalizim të plotë të fyerjes dhe shpifjes.KE rekomandon gjithashtu mbrojtje efektive të gazetarëve nga kërcënimet, si dhe përmirësim të kushteve të tyre të punës.Pjesë nga raporti për lirinë e shprehjes dhe lirinw e mediasShqipëria ndodhet ndërmjet një niveli të caktuar dhe një niveli mesatar përgatitjeje në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka shënuar njëfarë progresi gjatë periudhës së raportimit, veçanërisht sa i përket përafrimit të kuadrit të saj ligjor me acquis-in e Bashkimit Europian dhe standardet europiane.Shqipëria nuk ofron garanci të mjaftueshme ligjore për lirinë e shprehjes, ndërsa mjedisi në të cilin operojnë mediat duhet të përmirësohet, në mënyrë që ato të mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.Shqipëria ka përjashtuar gazetarët e regjistruar nga dispozitat penale për shpifjen, në kushte të caktuara, megjithëse dekriminalizimi i plotë i shpifjes ende nuk është arritur.Pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik i grupeve të biznesit me lidhje politike dhe nga ndërthurja e interesave politike, ekonomike dhe interesave të tjera.Faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht janë mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë së mediave, si dhe frikësimet dhe fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës së gazetarëve.Vijuan të ngrihen shqetësime lidhur me ndikimin politik në emërimet si në autoritetin rregullator të medias, ashtu edhe në transmetuesin publik.Rekomandimet e Komisionit Europian të vitit të kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme.Rekomandimet e Komisionit Europian për vitin e ardhshëmNë vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të përqendrohet veçanërisht në këto drejtime:1. Reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator të mediasTë miratojë reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, me qëllim:• Zbatimin e plotë të masave për garantimin e transparencës së pronësisë së mediave, forcimin e pluralizmit mediatik dhe pavarësisë editoriale.• Forcimin e transparencës së financimit të mediave nga burimet private dhe shtetërore.• Forcimin e autonomisë së autoritetit rregullator të medias dhe pavarësisë së transmetuesit publik.• Shfuqizimin e plotë të dispozitave penale për fyerjen dhe shpifjen.• Përafrimin e aspekteve civile të shpifjes me standardet europiane.• Garantimin e mëtejshëm të shpërndarjes së drejtë dhe transparente të reklamave shtetërore, si dhe forcimin e aksesit në informacionin publik.2. Mbrojtja e gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe paditë SLAPPTë garantojë më tej tolerancë zero ndaj frikësimeve, kërcënimeve dhe fushatave denigruese, si dhe të sigurojë mbrojtje efektive kundër padive strategjike ndaj pjesëmarrjes publike (SLAPP).Gjithashtu, të garantojë zbatimin e ligjit në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë ndjekjen e tyre nga organet gjyqësore.Të forcojë më tej kapacitetet e organeve ligjzbatuese për trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë incidentet që ndodhin gjatë ose në kontekstin e protestave, si dhe rastet e tjera penale që përfshijnë gazetarët.Në veçanti, duhet të garantohet respektimi i standardeve të larta të të drejtave të njeriut gjatë trajtimit të incidenteve që përfshijnë gazetarët, përmes:• Udhëzimeve detyruese për organet ligjzbatuese.• Procedurave disiplinore, administrative dhe/ose gjyqësore.• Mbledhjes dhe administrimit të të dhënave.• Masave për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.3. Përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëveTë përmirësojë kushtet e punës së gazetarëve shqiptarë, veçanërisht duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit dhe të drejtave sociale, si dhe duke garantuar zbatimin e njëtrajtshëm të Kodit të Punës. Share Ora 14:22 KE: Kuvendi refuzoi komisionet hetimore të kërkuara nga opozita, ‘Territorialja’ kaloi pa konsensus! Nuk zbatoi disa vendime të Kushtetueses Kuvendi refuzoi sistematikisht kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe nuk zbatoi disa vendime të Gjykatës Kushtetuese. Këto janë ndër problematikat që evidenton Komisioni Europian në progresraportin për Shqipërinë, ku thekson se mungesa e dialogut politik, konsultimeve publike dhe përplasjet mes mazhorancës e opozitës vijuan të kufizonin efektivitetin e Parlamentit dhe kontrollin e tij ndaj qeverisë."Parlamenti i ushtron kompetencat e tij, përfshirë kontrollin ndaj ekzekutivit dhe përfshirjen në procesin legjislativ, me efektivitet të pjesshëm. Mungesa e dialogut të mirëfilltë politik dhe e konsultimeve publike, si dhe përplasjet ndërmjet shumicës qeverisëse dhe opozitës, vijuan të kufizonin efektivitetin e tij. Parlamenti gjithashtu nuk zbatoi disa vendime të Gjykatës Kushtetuese.Miratimi me konsensus i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit ishte një zhvillim pozitiv. Megjithatë, paraqitja e shpeshtë e nismave ligjore nga Këshilli i Ministrave, refuzimi sistematik i kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe politizimi i emërimeve në organet kushtetuese apo institucionet e pavarura kontribuuan në kufizimin e mbikëqyrjes së Parlamentit ndaj qeverisë", thuhet në raport. Komisioni Europian evidenton gjithashtu se reforma territoriale u miratua pa konsensus mes dy partive kryesore.“Komisioni i Posaçëm i Përbashkët Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale e përfi mandatin në korrik të vitit 2026, pa arritur konsensus dypartiak për reformën e hedhur për konsultim publik. Reforma u miratua në tetor të vitit 2026, mbi bazën e propozimit të shumicës qeverisëse”, thuhet në raport.KE vëren se në shtator të vitit 2025 nuk u zhvillua asnjë debat domethënës mbi programin e qeverisë së re, ndërsa paraqitjet e ministrave në seancat e pyetjeve parlamentare ishin të parregullta. KE evidenton gjithashtu se shumica e nismave ligjore erdhën nga qeveria, duke dobësuar rolin e Kuvendit në procesin legjislativ.“Shumica e nismave ligjore u paraqitën nga Këshilli i Ministrave. Kur nismat paraqiteshin nga Parlamenti, ato vinin kryesisht nga partia në pushtet. Kjo dobësoi rolin dhe përgjegjësinë e Parlamentit në procesin legjislativ dhe kufizoi dialogun ndërpartiak”, thuhet në raport. Share Ora 14:19 Progresraporti i KE-së: Reforma zgjedhore urgjente, e nevojshme para lokaleve të 2027-ës Komisioni Europian kërkon një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027, duke e cilësuar atë urgjentisht të nevojshme.“Kuadri ligjor dhe institucional për zgjedhjet është përgjithësisht i përshtatshëm. Megjithatë, disa rekomandime të kahershme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Komisionit të Venecias mbeten të paadresuara. Një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027”, thuhet në progres raport. Share Ora 13:48 Ballukut nuk iu hoq imuniteti, Raporti i KE: Shqetësim për funksionimin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve Fakti që Belinda Ballukut, e pandehur nga SPAK, nuk iu hoq imuniteti, për Komisionin Europian kjo ngre shqetësime lidhur me funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve, si dhe respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit.Në progresraportin për Shqipërinë, Komisioni Europian vlerëson se mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit mbeti e dobët dhe evidenton refuzimin e kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.Pjesë nga progresraporti për ShqipërinëMbikëqyrja e ekzekutivit nga Parlamenti mbeti e dobët. Në shtator 2025, nuk u zhvillua asnjë debat domethënës mbi programin e qeverisë së re. Paraqitjet e anëtarëve të Këshillit të Ministrave në seancat e pyetjeve parlamentare ishin të parregullta.Shumica e nismave legjislative u paraqitën nga Këshilli i Ministrave. Edhe në rastet kur nismat paraqiteshin nga Parlamenti, ato vinin kryesisht nga partia në pushtet. Kjo dobësoi rolin dhe përgjegjësinë e Parlamentit në procesin legjislativ, si dhe kufizoi dialogun ndërmjet forcave politike.Kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare u refuzuan sistematikisht, pa u zhvilluar asnjë debat.Pas një vonese të gjatë, Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, pavarësisht kërkesave të përsëritura të opozitës për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.Kjo ngre shqetësime lidhur me funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve, si dhe respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit. Share Ora 13:42 Progresraporti për Shqipërinë/ KE flet për protestat e dhunshme: Të gjitha palët të angazhohen në dialog konstruktiv Në progres raportin për Shqipërinë për vitin 2026 janë përfshirë edhe protestat e të ashtuquajturit “Revolucioni flamingo”, si edhe protesta e dhunshme që përfshinë vendin ditët e fundit. Komisioni Europian thotë se protestat nisën nga shqetësimet mjedisore për resortin në Pishë Poro–Nartë. Raporti evidenton aktet e dhunës në protesta dhe pretendimet për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve e gazetarëve. KE u kërkon të gjitha palëve të angazhohen në dialog konstruktiv.Pjesë nga progres raportiQë nga maji i vitit 2026, në Tiranë po zhvillohen protesta të përditshme. Ky është mobilizimi më i madh qytetar që prej tranzicionit demokratik të Shqipërisë, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në kulmin e protestave. Ato nisën për shqetësime mjedisore të lidhura me punimet e ndërtimit në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro–Nartë dhe kërkuan më shumë transparencë në dhënien e lejeve për projekte të përmasave të mëdha, përfshirë konsultimin me popullsinë vendase.Protestat u shndërruan në një lëvizje më të gjerë pakënaqësie ndaj qeverisë dhe partisë kryesore të opozitës, duke kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe mirëqeverisje. Ato ngritën gjithashtu shqetësime për koston e jetesës dhe mungesën e investimeve në fusha si arsimi dhe shëndetësia.Në shtator të vitit 2026, qeveria ndërmori një nismë për përmirësimin e procesit të konsultimit publik dhe të aksesit në informacion.Në vijim të lëvizjes qytetare, në tetor të vitit 2026 u zhvilluan protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati incidente të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Protestuesit shkatërruan prona publike dhe private, ndërsa më pas u ngritën pretendime për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog. Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv. Share Ora 13:34 Progresraporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë reale për Shqipërinë, SPAK tregoi pavarësi Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit, duke evidentuar pavarësinë e SPAK dhe rezultatet pozitive në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, në raportin e siguruar nga Report Tv thuhet se korrupsioni mbetet një sfidë reale.Pjesë nga progresraporti:Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vijuar të tregojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke bërë përparim të prekshëm drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, korrupsioni mbetet një sfidë reale.Legjislacioni për parandalimin e korrupsionit u përafrua më tej me standardet europiane, përfshirë atë për konfliktin e interesit dhe lobimin. U arrit përafrim i mëtejshëm edhe për mbrojtjen e sinjalizuesve. Kanë nisur vlerësimet e rrezikut të korrupsionit sipas sektorëve dhe janë publikuar deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë. Ndikimi real i këtyre masave dhe i masave të tjera parandaluese në luftën kundër korrupsionit mbetet për t’u provuar, duke pasur parasysh hetimet në vijim për korrupsion të nivelit të lartë.Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar u zbatuan pjesërisht dhe disa prej tyre mbeten të vlefshme. Gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria duhet veçanërisht:Të forcojë dhe konsolidojë më tej bilancin e rezultateve në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit dhe të sigurojë më shumë dënime të formës së prerë, veçanërisht në çështjet e profilit të lartë. Kjo përfshin sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive kriminale që burojnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin, si dhe rritjen e ndjeshme të referimeve proaktive nga institucionet shtetërore përkatëse dhe agjencitë ligjzbatuese drejt Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme.Të konsolidojë më tej kuadrin e parandalimit të korrupsionit përmes zbatimit dhe monitorimit të masave ligjore të miratuara së fundmi; forcimit të kapaciteteve institucionale dhe angazhimit për zbatimin e strategjisë dhe legjislacionit kundër korrupsionit; zgjerimit të vlerësimeve të rrezikut të korrupsionit në sektorët e cenueshëm dhe të planeve të integritetit në nivel qendror e vendor, si dhe zbatimit të gjetjeve të tyre; forcimit të verifikimit të deklaratave të pasurisë nga të gjitha organet përkatëse, përfshirë Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).Të forcojë masat për përmirësimin e llogaridhënies dhe integritetit të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, si dhe të garantojë pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e drejtimit të kësaj agjencie. Share SI.E./ReportTv.al integrimi ne be Marta Kos Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.7% Veliajn 24.8% Asnjërin 20.5% Vota total: 464 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

