Lajme Zone
Integrimi në BE/ Rama, porosi socialistëve: Ulni kokën dhe punoni pa pushim
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Integrimi në BE/ Rama, porosi socialistëve: Ulni kokën dhe punoni pa pushim

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, ka porositur socialistët të ulin kokën dhe të punojnë pa pushim për të komunikuar me njerëzit. “Është përgjegjësi historike për të ulur kokën individualisht dhe për të punuar pa pushim për të komunikuar pa reshtur me ata rreth e rrotull, për të mbështetur njerëzit, komunitetet, se na e kanë dhënë neve këtë privilegj që të gjendemi në këtë pozicion dhe nesër të shohim me krenari e të themi isha dhe unë ku ndodhi ngjarja më e madhe e historisë. Varet nga ne në radhë të parë ta sjellim atë në kohë. Shqipëria nuk mund të ndalet asnjë minutë pse nuk bien dakord kundërshtarët. Ne duhet të kthehemi me përulësi te njerëzit për t'u përqendruar me përkushtim te kërkesat e tyre”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.