Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Integrimi në BE nuk bëhet duke u zhytur në korrupsion”, Rama: Drejtësia të luftojë deri në nivelet më të larta të pushtetit. Prova për këtë jemi ne


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u ndal te procesi i integrimit europian, ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit, duke theksuar rolin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u ndal te procesi i integrimit europian, ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit, duke theksuar rolin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Rama deklaroi se Shqipëria nuk mund të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian duke u zhytur në korrupsion, por përmes mbështetjes së institucioneve të pavarura që luftojnë këtë fenomen, deri në nivelet më të larta të pushtetit politik.

Kryeministri komentoi edhe kritikat ndaj qeverisë, duke deklaruar se ekzistenca e organeve të pavarura të drejtësisë dhe hetimet ndaj zyrtarëve të niveleve të larta janë, sipas tij, dëshmi e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Rama theksoi se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të ndërtohet duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë. Në këtë kontekst, ai solli edhe të dhëna mbi përmbajtjen mediatike në vend, duke pretenduar se 60% e saj është kundër qeverisë, afro 30% neutrale dhe vetëm 10% pro saj.

“Hyrja në atë faqe nuk bëhet duke u rrokullisur në humnerë. Sot ekonomia ka prekur tavanin e 30 miliardë eurove. Nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u zhytur në korrupsion, por duke mbështetur pa kushte organet e pavarura të drejtësisë që e luftojnë korrupsionin deri në nivelet më të larta të pushtetit politik.

Ndryshe nga çfarë nxjerrin buçitë e grykave publike, shqiptarët janë të mençur që ta kuptojnë se fakti që sot dhe prej kaq vitesh ka organe të pavarura drejtësie që godasin këtu brenda, është rrjedhojë e të vërtetës së madhe se këtu është garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë.

Ndaj ka hyrë Shqipëria në atë faqe dhe nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë. Ky vend prodhon çdo ditë, në të gjitha kanalet e veta mediatike, 60% përmbajtje kundër qeverisë, afro 30% përmbajtje neutrale dhe vetëm 10% përmbajtje pro qeverisë.

Të gjitha këto të dhëna mund t’u vlejnë edhe atyre që u kuturisën të ngrejnë paralele mes Beogradit dhe Tiranës. Ky është një vend ku liria e kujtdo që është i pozicionuar kundër nesh është e atillë saqë nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Kore si ato të përnatshmet, që u rreshtuan ekran më ekran për të glorifikuar dhunën.

Do të kemi kohë për të gjithë përparimin e madh dhe të gjitha problemet e shumta të vendit dhe të njerëzve gjatë një debati kombëtar, të cilin do ta propozoj pak më poshtë.”, tha kryeministri Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Ramaps