Me mbështetjen e UNICEF Shqipëri dhe partnerëve, institucioni i përkujdesjes rezidenciale në Bashkinë Korçë është transformuar në një Qendër për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjes, duke orientuar shërbimet nga kujdesi institucional drejt mbështetjes me bazë familjen dhe komunitetin. Përmes reformës së deinstitucionalizimit dhe politikave të kujdesit alternativ, synohet ndërtimi i një sistemi që parandalon ndarjen e fëmijëve nga familjet, forcon kapacitetet prindërore dhe garanton një mjedis familjar të sigurt për çdo fëmijë. LEXO edhe...Bonusi i bebeve kthehet në pagesë mujore nga 1 korriku 2027 për fëmijët deri në 5 vjeç, ministrja Spahiu: 50 mln euro për familjet me të ardhura të pakta (VIDEO) Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, ka financuar Bashkinë Korçë që prej vitit 2021. Deri në vitin 2026, vlera totale e financimit të akorduar për këtë shërbim arrin në 35,296,014 lekë, ndërsa mbështetja financiare vijon në masën 30% të vlerës fillestare të shërbimit. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se investimi për fëmijët është investim për të ardhmen dhe kërkoi që shembulli i Korçës të shtrihej në të gjithë Shqipërinë. “Kemi që në 2018 që punohet për pjesën ligjore dhe unë sot jam e kënaqur që të miratohen të gjithë vendimet e Këshillit të Ministrave që përkthejnë këtë ligj në realitet. Mosha e fëmijërisë është ajo që tregon sesi do të jetë një njeri në të ardhmen. Nëse ne nuk investojmë te fëmijët, ne nuk kemi investuar për shoqërinë. Shembullin e Korçës ta çojmë në çdo qytet. Është projekti i vetëm që nuk lë pa mbështetje prindërore asnjë fëmijë”, tha mes të tjerash ministrja Spahiu. Gjithashtu, gjatë vitit 2026, përmes Fondit Social është financuar edhe zgjerimi i shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara pranë SHMFF-së. R.Xh/ReportTv.al Korce Klodiana Spahiu Femije Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.6% Veliajn 18% Asnjërin 33.5% Vota total: 1983 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
