Lajme Zone
INSTAT: Inflacioni në qershor 2026 rezulton në 3.2%, ushqimet dhe argëtimi ndikuan më shumë në rritjen e çmimeve
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

INSTAT: Inflacioni në qershor 2026 rezulton në 3.2%, ushqimet dhe argëtimi ndikuan më shumë në rritjen e çmimeve

Kontributin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve në muajin qershor e dha grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike", me 1.02 pikë përqindje, ndërsa çmimet në këtë kategori u rritën me 2.9% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin qershor 2026 rezultoi 3.2%, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Sipas raportit, kontributin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve e dha grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike", me 1.02 pikë përqindje, ndërsa çmimet në këtë kategori u rritën me 2.9% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Në vend të dytë renditet grupi "Argëtim, sport dhe kulturë", i cili kontribuoi me 0.65 pikë përqindje në inflacionin vjetor, ndërsa çmimet u rritën me 10.2%. LEXO EDHE:Janar-qershor 2026/ Rriten me 12.2 % të ardhurat buxhetore në Shqipëri krahasuar me një vit më parë, shpenzimet arrijnë në rreth 357.8 miliardë lekë! Rritja e inflacionit u ndikua edhe nga grupet "Restorante dhe shërbime akomodimi", me një kontribut prej 0.56 pikë përqindje dhe rritje vjetore 3.9%, "Pije alkoolike dhe duhan" me 0.25 pikë përqindje dhe rritje 4.9%, "Transporti" me 0.16 pikë përqindje dhe rritje 1.9%, "Shërbimi arsimor" me 0.15 pikë përqindje dhe rritje 3.3%, "Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme" me 0.12 pikë përqindje dhe rritje 3.8%, si edhe "Shëndeti" me 0.10 pikë përqindje dhe rritje 1.9%. Në krahasim me muajin maj, çmimet e konsumit shënuan një ulje prej 0.1% gjatë qershorit. Sipas INSTAT, ndikimin më të madh në rënien mujore e pati grupi "Transporti", ku çmimet ranë me 2.1%, i ndjekur nga grupi "Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera" me 0.8%, "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë" me 0.6%, si dhe grupet "Ushqime dhe pije joalkoolike" dhe "Veshje dhe këpucë", të cilat shënuan ulje prej 0.5% secila. Nga ana tjetër, rritja më e madhe mujore u regjistrua te grupi "Argëtim, sport dhe kulturë", me 3.2%, i pasuar nga "Shërbimi arsimor" me 0.7%, si dhe "Shëndeti" dhe "Restorante dhe shërbime akomodimi", me nga 0.5% secili. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: ekonomia rritja e cmimeve inflacioni Instat Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 5098 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?