Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Kryeinspektorin, Dashnor Sula.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se kontrollet e inspetimeve duhet të kalojnë testin e besës.
Rama tha se nuk duhet të ketë asnjë kontroll pa paralajmërim dhe qëllimi nuk është të kapen subjektet në gabim por të ndihmohen për t’u përmirësuar.
Më tej, Rama bëri me dije se çdo inpektor do të jetë i pajisur me kamer inteligjente të trupit dhe me uniformë, për t’u identifikuar se kush është dhe për të qenë i mbikëqyrur. Reagimi i Ramës Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e besës.
E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim.
Inspektori nuk vjen te dera e biznesit në një skenë krimi, po si shteti që njofton, të mbikëqyrë dhe të ndihmojë, të korrigjojë. Qëllimi ynë nuk është t'i kapim subjektet në gabim, po t'i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardit që janë interesi ynë i përbashkët.
E dyta, gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e para. Dhe kur një shpatë shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit, për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën, dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë.
E treta, kujt i vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë, nga cili do inspektorat, duhet ta denoncojë menjëherë te inspektori i Përgjithshëm. Kjo nuk është ankesë, kjo është e drejtë dhe këtë të drejtë ne mund ta vendosim vetëm së bashku. Qeveria dhe sipërmarrja.
Dhe së fundi, së shpejti, çdo inspektor, që troket në emër të shtetit te dera e një tatimpaguesi të kësaj republike, do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, që ta dish kush është, kë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë, se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyrur nga inspektorati i Përgjithshëm.
Shteti që hyn në derën e njerëzve duhet t'i bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

