Lajme Zone
Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave - shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte
Të tjeraTelegrafi

Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave - shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka zhvilluar sot inspektime në terren lidhur me shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka zhvilluar sot inspektime në terren lidhur me shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore.Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë aksionit janë realizuar gjithsej 20 inspektime në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë. Si rezultat i inspektimeve, 3 lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar një gjobë, ndërsa në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura.Inspektimet kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike në afërsi të shkollave, veçanërisht për mbrojtjen e të miturve.IQMT do të vazhdojë me inspektimet në terren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të respektimit të ligjit, mbrojtjes së konsumatorëve dhe krijimit të një tregu të sigurt dhe të rregullt. /Telegrafi/