Lajme Zone
Inside Story/ Zbulohen përgjimet e forta të grupit: O El-Chapo, jemi 10 hapa para shtetit ne, askush nuk na ndal…
Të tjeraTop Channel

Inside Story/ Zbulohen përgjimet e forta të grupit: O El-Chapo, jemi 10 hapa para shtetit ne, askush nuk na ndal…

Grupi i strukturuar i falsifikatorëve ishte një pikë referimi jo vetëm për personat me aktivitet në trafiqe, por edhe për qytetarë të zakonshëm që synonin emigrimin në perëndim.

Grupi i strukturuar i falsifikatorëve ishte një pikë referimi jo vetëm për personat me aktivitet në trafiqe, por edhe për qytetarë të zakonshëm që synonin emigrimin në perëndim. Skema ishte e njëjtë për të gjithë planin e kalimit të kufijve që ndiqnin itinerarin tranzit përmes Spanjës, Portugalisë apo Irlandës. Anëtarët e grupit kujdeseshin të monitoronin dhe siguroheshin për suksesin e kalimit.

Madje, ata qëndronin në distancë në aeroporte duke monitoruar klientët e tyre që i pajisnin me dokumente false.

Rreth orës 20:42, kur kishte filluar imbarkimi i fluturimit, u vunë re Armando Luca dhe Robert Gjika, të cilët në momentin që panë prezencën policore duke kontrolluar pasagjerët u kthyen nga kanë ardhur. Të pandehurit vëzhgonin personat të cilët janë të pajisur me dokumente të falsifikuara, nëse janë duke hipur në avion apo jo, për t’u siguruar me udhëtimin e tyre.

Kjo skemë kalimi është aplikuar edhe nga mjaft gra dhe vajza që lidhnin kontakt me grupin e falsifikatorëve. Të paktën dy episode janë evidentuar ku dy zonja pajisen me pasaporta false italiane.

Njazi Ademaj, i konsideruar si një prej emrave kryesorë të dosjes së SPAK, njihej mes miqve me nofkën “El Çapo”, njëjtë si një prej trafikantëve më famëkeq të karteleve amerikano-latine. Në bisedat që “El Çapo” bënte me shtetasin Fitim Rama, del në pah siguria që ata kishin fituar, pa e kuptuar se në fakt ishin në përgjim… Madje, ishin shumë pranë prangave…

Njazi Ademaj: Bushi, kur do të vish?

Fitim Rama: Bushi, sonte kysmet nisna. Si të bëhen gati ata, unë nisna se ma tregoj punën. Kysmet sonte nisna.

Ademaj: A vjen? Po, a jo?

Rama: Tu i prit jam, sa të më thirrin, unë nisa direkt andej.

Ademaj: Ok, më lajmëro.

Ademaj: Avash, avash. Hajde.

Rama: hahaha o bushi, krimin as shiu, as bora, as shteti sun e nal na jemi 10 hapa para shtetit o el qapo…

Ademaj: Haaaa

Bisedat zbulojnë dëgëzimin e dytë të grupit të falsifikatorëve në Kosovë. Atje, kishin bazën tjetër që prodhonte dokumente false dhe siguronte klientë nga Kosova. Personi që merrte porositë në Kosovë ishte Fitim Rama, ndërsa pika e kontaktit atje ishte Xhelal Krasniqi. Këto komunikime të përgjuara zbuluan edhe lidhjet e grupit në polici, që i bënte ata të ndiheshin të paprekshëm.

Sipas SPAK, survejimet dhe bisedat e përgjuara konfirmojnë se efektivi Roland Islamaj kishte dijeni të plotë për veprimtarinë e jashtëligjshme, por ka mbyllur sytë. Top Channel