Një influencer i njohur ukrainas, i cili numëron 2 milionë ndjekës në Instagram, ka ndarë një video ku ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama. Max Klymenko duket ta ketë xhiruar videon gjatë samitit të NATO-s në Ankara ku edhe kryeministri ishte i pranishëm, por e ka ndarë ditën e sotme. LEXO edhe...Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik Pyetjet e tij lidhen kryesisht me përditshmërinë e kryeministrit, detyrën dhe angazhimet e tij e deri te hobet. Klymenko: Përshëndetje, si je? Unë jam Max Rama: Përshëndetje, çfarë do prej meje? Klymenko: Dua të të bëj disa pyetje, nëse është në rregull Rama: Patjetër. Klymenko: Cila është pjesa më e vështirë e punës suaj? Rama: Që të mos çmendem. Klymenko: Po cila është pjesa e preferuar e punës suaj? Rama: Të bëj gjëra të mira për njerëzit. Klymenko: Si po e ndihmon Shqipëria Ukrainën? Rama: Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë, ne nuk jemi në vend i madh e as i pasur, por kemi qenë me ta me gjithçka kemi mundur. Klymenko: Sipas mendimit tënd kush është kërcënimi më i madh për Shqipërinë? Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët në kuptimin që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë shumë punë dhe na duhet të vazhdojmë në drejtimin e Bashkimit Europian, dhe kur të jemi në BE do jemi të sigurt edhe nga vetja jonë. Klymenko: Puna jote është puna e dytë në radhë që “të lë pa gjumë” në botë, vetëm doktorët flenë më pak se politikanët. Sa gjumë fle zakonisht? Rama: Zakoisht 5 orë, mund të jetë edhe më pak. Klymenko: Më cilin nga liderët aktualë botërorë mendon se ke marrëdhënien më të mirë dhe me kë ke marrëdhënien me “sfiduese”? Rama: Unë kam marrëdhënie të mira me këdo, ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgia, marrëdhënie speciale mes Shqipërisë de Italinë gjithashtu, mund të them se kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese më Mark Rutte, kur ishte kryeministër i Holandës, por më pas u bëmë miq shumë të mirë, dhe kemi një miqësi të veçantë mes nesh. Ai është personi që merret më mirë me Donald Trump. Klymenko: Sa punë ke pasur në jetën tënde? Nëse mundesh të m'i listosh? Rama: Isha një artist me kohë të plotë, më pas u bëra.. a jam bërë politikan? Shpresoj që jo, por kam bërë shumë gjëra të tjera, kam luajtur basketboll me skuadrën kombëtare, jo se isha shumë i mire, por sepse isha i gjatë. Klymenko: A je i lumtur për “Knicks”? (skuadër basketbolli) Rama: Nuk ndjek më basketboll pas daljes nga fusha të “Black Jesus”, nuk është më loja e njëjtë. Klymenko: Së fundi, dua të pyes për këshillën që do i jepje një personi të ri tani? Rama: Dëgjo, kur unë isha fëmijë, kam qenë gjithmonë shumë i “tensionuar” kur më duhej të merrja këshilla, dhe kur u rrita u betova me veten time që kur të isha i rritur nuk do të jepja kurrë këshila të rinjve. Nuk është ide e mirë. P.J/E.H/ReportTv.al Max Klymenko edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.7% Vota total: 2003 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
