Lajme Zone
EkonomiEuronews Albania

Inflacioni zbret nën 3%, transporti dhe ushqimet mbeten të shtrenjta


Inflacioni u ul në 2.9%, pasi në muajin gusht arriti nivelin më të lartë të këtij viti, në 3.2%. Në treguesit që nxjerr INSTAT, transporti dhe ushqimet dhanë ndikimin kryesor në çmimet e konsumit.

Inflacioni u ul në 2.9%, pasi në muajin gusht arriti nivelin më të lartë të këtij viti, në 3.2%. Në treguesit që nxjerr INSTAT, transporti dhe ushqimet dhanë ndikimin kryesor në çmimet e konsumit. Çmimet e konsumit u ulën në 2.9% në muajin shtator, pasi në muajin gusht kishin arritur nivelin më të lartë të këtij viti 3.2%. Ndërkohë, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, inflacioni rezulton 0.4% më i lartë. Për institutin e Statistikave, muajin e kaluar ndikimin më të madh në luhatjen e çmimeve e dhanë transporti, argëtimi dhe ushqimet, por këto të fundit, për shkak të peshës që kanë në shpenzime, rezultojnë me rritjen më madhe në pikë përqindje. Në terma vjetorë, çmimet e transportit u rritën me 12.4%, rritja më e madhe mes grupeve të konsumit. Më pas vijnë argëtimi, sporti dhe kultura me 5.9%. Edhe ushqimet, që zënë peshën më të madhe në shportën e konsumit, u shtrenjtuan me 2.8% në një vit. Ndërkohë, qiratë, uji, energjia elektrike dhe karburantet u rritën me 2.7%. Në kahun tjetër, veshjet dhe këpucët ishin grupi i vetëm me një rënie të ndjeshme të çmimeve, prej 3.1% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Për bankën e Shqipërisë, ky nivel inflacioni ka qënë i papritur dhe jashtë parashikimeve, por ai u ndikua nga rritja e fortë e çmimit të karburanteve pas shpërthimit të luftës në lindjen e mesme në muajin mars, i cili vazhdon edhe sot.