Lajme Zone
Inflacioni pa përfshirë ushqimet ulet për tretin muaj radhazi, efekti nga qiratë
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Inflacioni pa përfshirë ushqimet ulet për tretin muaj radhazi, efekti nga qiratë

Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni vjetor bazë u ul në 2.37%, nga 2.78% që kishte qenë një muaj më parë.

Inflacioni bazë pësoi rënie për të tretin muaj radhazi në shtator. Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni vjetor bazë u ul në 2.37%, nga 2.78% që kishte qenë një muaj më parë. Inflacioni bazë për të dytin muaj ishte në rënie edhe me bazë vjetore, duke zbritur poshtë nivelit prej 3.07% ku kishte qenë një vit më parë. LEXO edhe...Raporti i INSTAT/ Inflacioni në shtator ishte 2.9%, shtrenjtohen ushqimet! Çmimet e karburantit u rritën me 12.4% Për herë të parë pas shumë vitesh, inflacioni bazë është stacionuar prej tre muajsh poshtë nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për shtatorin shënoi nivelin 2.9%. Rënia e inflacionit bazë në muajt e fundit ka qenë e lidhur sidomos me efektin e bazës krahasuese të nëngrupit të qirave, i cili ka dhënë edhe kontributin kryesor në rritjen e inflacionit bazë në vitet e fundit. Nw muajin shtator, inflacioni për këtë nëngrup ra në 3.3%, nga 6.6% që kishte qenë një vit më parë. Rënia duket të jetë e lidhur me mbylljen e ciklit 12-mujor, duke qenë se prej sezonit veror 2025 inflacioni i këtij grupi kishte shënuar një përshpejtim të ndjeshëm. Nën-shporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.8% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Ai është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë. Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto pësoi rënie të ndjeshme për të dytin muaj radhazi. Për shtatorin, ky tregues zbriti në nivelin në 2.23%, nga 2.85% që kishte qenë në gusht. Edhe inflacioni bazë neto i është kthyer rënies vjetore, nga niveli prej 3.4% i një viti më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 49% të shportës së IÇK-së. Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në shtator 2026 ra në nivelin 2.21%, nga 2.8% që kishte qenë në gusht dhe gjithashtu në rënie prej nivelit 3.28% ku qëndronte një vit më parë. Ulja e inflacionit bazë për momentin i ka lehtësuar presionet më të qëndrueshme inflacioniste mbi ekonominë. Megjithatë, rreziqet inflacioniste ngelen të larta, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, si rezultat i tensioneve gjeopolitike globale. Çmimet e larta të produkteve energjetike për periudha të gjata kohore, siç po ndodh qysh prej marsit të këtij viti, ka të ngjarë të përcillen më tej në kostot e prodhimit dhe të shtrijnë efektin në rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve gjatë muajve në vijim. Deri tani, presionet e jashtme inflacioniste vlerësohet se mund të jenë amortizuar pjesërisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi pas mbledhjes së këtij muaji se një rritje e normave të interesit po bëhet gjithnjë e më e mundshme./ Monitor A.C/ReportTv.al inflacioni Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13118 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?