Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Inflacioni në korrik arriti në 3.4%! Ushqimet kryesojnë rritjen, në kulmin e prodhimit perimet shtrenjtohen me 10%! Booking dhe AirBNB shtojnë presionin, qiratë rriten me 5.2%!


Inflacioni në korrik arriti në 3.4%, niveli më i lartë që prej janarit 2024. Shtrenjtimi në muajin e kaluar u udhëhoq kryesisht nga çmimet e larta të ushqimeve sidomos të perimeve, si dhe rritja e kostove të karburanteve. Në të njëjtën kohë, sezoni turistik ka shtuar presionin mbi akomodimin dhe qiratë, duke i bërë veçanërisht më të kushtueshme qëndrimet turistike.

Me të njëjtën shumë parash shqiptarët po blejnë më pak ushqime apo mallra të tjera. Kostot e jetesës u rritën edhe më shumë në korrik thotë INSTAT pasi inflacioni arriti në 3.4%, shifra më e lartë në 2 vite e gjysmë. Ushqimet kryesojnë me ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit me 1.18%, praktikisht gati 50% e inflacionit vjen si rezultat i shtrenjtimit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Pas tyre renditen shpenzimet për qira, ujë, energji elektrike, me 0.83 pikë përqindje ku peshën më të madhe prej muajsh në këtë grup vijon ta mbajë shtrenjtimi i qirave të apartamenteve. Grupi i tretë transporti me kontribut në inflacion me 0.52 pikë përqindje, për shkak se u përshkallëzuan tensionet në Lindjen e Mesme, e për pasojë u rritën më tej çmimet e hidrokarbureve. LEXO EDHE:S’ndryshon norma bazë e interesit, inflacioni në kontroll por ekonomia po ngadalësohet! Sejko: Në nëntor gati sistemi i pagesave të shpejta Nga raporti i INSTAT për muajin e kaluar bie në sy fakti që edhe pse jemi në kulmin e sezonit të prodhimit vendas, qytetarët shqiptarë por edhe turistët po konsumojnë më shtrenjtë. Në raport me vjet çmimet e ushqimeve u rritën me 3.5%, dhe ndikimi kryesor është dhënë nga shtrenjtimi i perimeve. Me 10.1% janë rritur çmimet e perimeve dhe bishtajorëve, në kulmin e prodhimit të tyre, duke dëshmuar për shtim të kostove për bujkun shqiptar e për pasojë reflektohet në çmim më të lartë për konsumatorët. Në të njëjtën kohë, një pjesë e nevojave të tregut mbulohet nga importi, duke bërë që çmimet e produkteve ushqimore të ndikohen edhe nga kostot e produkteve të importuara. Më tej me 9.4% janë shtrenjtuar produktet e detit krahasuar me vjet, ndjekur nga rritja me 4.6% e mishit. Sa i takon transportit, si kategori ka shtrenjtimin më të lartë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar me 8%, brenda të cilit vetëm nafta është shtrenjtuar me 9.1% në muajin e kaluar. Gjithashtu këtij grupi në tre muajit e fundit ka regjistruar rritje të fortë shërbimet postare dhe korrierët me 13.5% krahasuar me vjet. Ndërkohë, turizmi dhe rritja e kërkesës për apartamente me qira në platformat Booking apo AirBnB, po ndikon në shtrenjtimin e qirave, të cilat në korrik regjistruan rritje me 5.2% krahasuar me vjet. Ky shtrenjtim reflektohet edhe në të dhënat e akomodimeve për qëllime turistike. Sipas INSTAT grupi “Restorante dhe shërbime akomodimi”, ka regjistruar një shtrenjtim mesatar me 2.7%, por vetëm akomodimi ka pësuar rritje 9.4%, kurse bie në sy që konsumi në restorante po kushton thuajse sa vjet, me rritje vetëm 2.1%. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar më herët për një inflacion mbi 3% përgjatë gjithë vitit 2026. ÇMIMET E PRODUKTEVE TË SHPORTËSMish i freskët 4.6%Peshk/ produkte deti 9.4%Bulmet dhe vezë 3.1%Perime dhe bishtajore 10.1%Pije joalkoolike 3.8% U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: cmimet e ushqimeve inflacioni Instat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.2% Jo 46% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1453 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?