Deputetja socialiste, Iris Luarasi ka postuar së fundmi një video ku ka reaguar lidhur me tensionet e regjistura këtë të martë para nisje të seancës plenare, ku disa protestues e ndoqën teksa ajo po shkonte drejt ambienteve të Parlamentit. Në video ajo shprehet se këtë rast do ta denoncojë dhe do të lërë drejtësinë të veprojë. Ajo u shpreh se fyerja nuk është protestë, poshtërimi nuk është aktivizëm dhe dhuna nuk bëhet më pak dhunë se ushtrohet nga vajza. “Kur fyerja vishet si protestë dhe dhuna verbale shitet si aktivizëm, cila duhet të jetë përgjigjja?? Unë zgjedh të flas, pa ulur kokën, pa humbur dinjitetin, pa fyer”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon e regjistruar në Kuvend. Koçiu dënon sjelljen e protestuesve ndaj disa deputetëve: Kjo nuk është protestë, por dhunë e mirëfilltë

