Lajme Zone
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)


Një incident është shënuar gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ku dy protestues janë shkëputur nga grupi dhe kanë goditur me një shtyllë hekuri derën e godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Një incident është shënuar gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ku dy protestues janë shkëputur nga grupi dhe kanë goditur me një shtyllë hekuri derën e godinës së Kryesisë së Kuvendit. Pas njoftimit për ngjarjen, efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke u zhvendosur drejt vendit të incidentit dhe me të mbërritur aty kanë vendosur një kordon policor te godina e Kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë, raportohet se drejt godinës janë hedhur edhe gurë. Në reagim, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.