Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës "Oj Kosovo, Kosovo” në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel mbrëmjen e djeshme. Në një prononcim për gazetarët, Kos shprehu keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga muzikantët, duke theksuar se ajo nuk pasqyron në asnjë mënyrë as qëndrimin e Komisionit Evropian, as qëndrimin e saj personal ndaj Kosovës dhe historisë së saj. Ajo tha se është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e njerëzve në këtë pjesë të Evropës gjatë së kaluarës dhe theksoi rëndësinë e pajtimit, pa harruar dallimet dhe përvojat historike. LEXO EDHE:Forumi i Zgjerimit në Bruksel, ministri Hoxha: Vlerësimi i Komisionit Evropian për Shqipërinë, përgjegjësi për të ecur përpara “Ne nuk kërkojmë që dallimet të harrohen, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, tha Kos. Ndërkohë reagime të ashpra ka pasur nga figura politike në Kosovë dhe jo vetëm. Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka thënë se është skandaloze dhe e papranueshme ajo që ngjau në Bruksel dhe po pret përgjigje nga komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, nën udhëheqjen e të cilës po mbahet aktiviteti. “Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që u shkrua në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, po i shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po e shtypte popullin tonë, u interpretua në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së. Kjo është skandaloze e papranueshme. Një aktivitet i BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb. Komisioneres Kos ia lëmë të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe çfarë masash do të ndërmarrë, si dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte ftuar”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”. Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka thënë se interpretimi i muzikës së këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian është e papranueshme. “Në koncertin e hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga promovon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme. Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Kos lidhur me mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua ky repertor. Vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me dhënien e një platforme pretendimeve irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bajrami në platformën “X”. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu përmes një postimi, Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si thellësisht shqetësues, duke theksuar se kënga promovon pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe bie ndesh me parimet e Bashkimit Evropian për paqen, fqinjësinë e mirë dhe respektimin e sovranitetit të shteteve. lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:30 ‘Kosova është e Serbisë’, Marta Kos shpreh keqardhje për këngën e interpretuar në Forumin e Zgjerimit të BE: Nuk pasqyron në asnjë mënyrë qëndrimin e Komisionit Evropian Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime politike, pasi në të u interpretua melodia e një kënge serbe Oj Kosovo, Kosovo që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.Në një prononcim për gazetarët, Kos shprehu keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga muzikantët, duke theksuar se ajo nuk pasqyron në asnjë mënyrë as qëndrimin e Komisionit Evropian, as qëndrimin e saj personal ndaj Kosovës dhe historisë së saj.Ajo tha se është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e njerëzve në këtë pjesë të Evropës gjatë së kaluarës dhe theksoi rëndësinë e pajtimit, pa harruar dallimet dhe përvojat historike.“Ne nuk kërkojmë që dallimet të harrohen, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, tha Kos. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 11:17 Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE, Albulena Haxhiu: Nuk përputhet me parimet evropiane, presim sqarim nga KE Foto: Albulena HaxhiuKryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.Përmes një postimi, Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si thellësisht shqetësues, duke theksuar se kënga promovon pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe bie ndesh me parimet e Bashkimit Evropian për paqen, fqinjësinë e mirë dhe respektimin e sovranitetit të shteteve.Ajo ka kërkuar gjithashtu një sqarim nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e kësaj kënge në aktivitetin zyrtar.“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin”, shkruan Haxhiu. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 08:08 Interpretimi i këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në forumin e BE-së, eurodeputeti: Një provokim i qëllimshëm ose një gabim i patakt Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në një aktivitet të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.Përmes një postimi në platformën X, Terras e ka cilësuar interpretimin e këngës si veprim jashtëzakonisht të papërshtatshëm, duke ngritur dilema nëse bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm apo për injorancë.“Ose një provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar ai.Foto: Postimi i Riho Terras Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K K.Ta Shqiptarja.com TAG: kosove Marta Kos Bruksel Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 27.4% Nuk e di 10.1% Vota total: 3555 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
