Lajme Zone
Ilir Shtufi mbetet në qeli/ GJKKO refuzon kërkesën për zëvendësim të masës ‘arrest me burg’
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ilir Shtufi mbetet në qeli/ GJKKO refuzon kërkesën për zëvendësim të masës ‘arrest me burg’

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk pranon kërkesën e biznesmenit Ilir Shtufi për zëvëndësim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi ‘arrestin në burg’. Avokatët kërkuan caktimin e një masë tjeter alternative, me argumentin se Shtufi nuk i është shmangur hetimit, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.

Shtufi u arrestua në muajin qershor në Selanik, Greqi dhe pritet të kryehen procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit shqiptar, si person që kërkohet nga SPAK për pastrim parash dhe trafik ndërkombëtar droge, pjesë ky i një grupi kriminal.

Ilir Shtufi është biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me një grup kriminal duke i pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ai Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet arrestburggjkkoIlir Shtufi