Lajme Zone
Ilir Panda merr detyrën si kryetar i Gjykatës së Lartë/ Largohet partizan Sadushi
PolitikëCNA

Ilir Panda merr detyrën si kryetar i Gjykatës së Lartë/ Largohet partizan Sadushi

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë ...

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara, Ilir Panda ka marrë detyrën si kryetar i Gjykatës së Lartë. Në këtë moment të rëndësishëm institucional morën pjesë gjyqtarët e trupës, këshilltarët ligjorë si dhe punonjësit e administratës.

Ilir Panda, e cilësoi marrjen e detyrës si një angazhim të lartë ndaj Kushtetutës dhe qytetarëve, duke vlerësuar punën e bërë për ringritjen e Gjykatës së Lartë.

Ai nënvizoi se besimi i publikut ndërtohet përmes standardeve të larta dhe punës së përditshme, duke theksuar: “Besimi i publikut ndërtohet përmes cilësisë së vendimmarrjes, arsyetimit të qartë e të qëndrueshëm gjyqësor, administrimit efikas të proceseve dhe përgjegjësisë institucionale.” Ndërkohë nga kjo detyrë është larguar partizan Sadushi, njeriu që krijoi reformën në drejtësi për t’i shërbyer vetes, njeriu që nuk kaloi as vetingun dhe njeriu që u vë në shërbim të kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale Erion Veliaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.