Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Pas largimit të Pandës, është përcaktuar trupa e re gjyqësore që do të shqyrtojë rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë.
Çështja do të shqyrtohet nga trupa e përbërë nga:
Sandër Simoni, në cilësinë e relatorit të çështjes dhe anëtarë Sokol Binaj e Albana Boksi Çështja është rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 25 maj, e cila me shumicë votash 5 me 3 vendosi kthimin e saj për shqyrtim. Erion Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025. Ai, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion në 9 raste. Ndaj Veliajt rëndojnë gjithashtu akuza të tjera, përfshirë shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Tashmë pritet që trupa e re e Gjykatës së Lartë të shqyrtojë rekursin e Veliajt dhe të vendosë mbi vijimin e procedurave ligjore.Në vendimmarrjen e saj, Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” është proporcionale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

