Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ndërhyri këtë të shtunë për prishjen e katër objekteve dykatëshe dhe një strukture plazhi të ndërtuara pa leje në zonën bregdetare të Borshit, në Bashkinë Himarë. Gjithashtu, në zonën e Llamanit u krye prishja e disa mureve rrethuese të ndërtuara në shkelje të ligjit. IKMT bën të ditur se mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi në të gjithë territorin. Institucioni u bën thirrje subjekteve dhe individëve që dëshirojnë të kryejnë ndërtime t’u drejtohen institucioneve për t’u pajisur me lejet përkatëse, sipas përcaktimeve ligjore.
