Elena Kocaqi ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku foli për periudhën më të vështirë në jetën e saj. Ajo tregoi se humbja e babait ka qenë shokuese. Ajo shprehet se babai i saj pësoi një aksident në shtëpi dhe për dy muaj ka qëndruar në spital. Elena shton se la gjithçka që t’i shërbente babait dhe ka qenë një tronditje e madhe humbja e tij.
Kocaqi rrëfen se në vitin 2017 ka humbur dhe vëllain, i cili ishte i dhënë pas shkencës.
Pjesë nga intervista:
Elena: Babi më ka nxitur që të shkruaj. Kur kam bërë një projektim kur kam qenë 18 vjeçe kam thënë do bëhem shkrimtare. Në 2005-2006 kam bërë librin tim të parë. Kam 20 vite që botoj libra.
Erjona: Na i përshkruaj pak prindërit
Elena: Kam qenë shumë e lidhur me babin, ikja e tij ka qenë shokuese. Babi pësoi aksident në shtëpi, nuk ishte i sëmurë, ishte 82 vjeç dhe i mbajtur, e goditi një makinë. Kemi qëndruar dy muaj në spital. Lashë gjithçka për t’u kujdesur për të. Nuk e di se si e kam mbledhur veten. Pas vdekjes më ka dalë babi në ëndërr, i qeshur. Kur kam një siklet, më del në ëndërr babi dhe në mëngjes them do shkojë çdo gjë mirë. Gjatë kohës që ishte i sëmurë i thoja se do të bëhej më mirë, por një ditë më puthi duart dhe më tha ‘të keqën babi ti duhet të ngushëllohesh se babi do të ikë’. E parandiente. Ai sa vinte e bëhej më keq. Ka qenë një tronditje e fortë për mua. Me babin mund të bëja muhabet për dashurinë, për jetën, për historinë, për të gjitha. Deri në moment të fundit nuk e kam pranuar. Ka qenë e tmerrshme, tronditja më e madhe që kam kaluar në jetën time. Kam qenë shumë e lidhur. Do më mungojë shumë në vitet në vazhdim se nuk ma zëvendëson njeri. Nuk mi zëvendëson njeri bisedat me të dhe këshillat.
Erjona: Nuk është e vetmja humbje, në 2017 ke humbur vëllain.
Elena: Ti e di se si është motra për vëllain, merr rolin e nënës. Dashuria që ka motra për vëllain është në rolin e nënës.
Erjona: Ndanit dhe pasionin për historinë me Altinin
Elena: Ishte i dhënë pas shkencës, përpiqej të jepte maksimumin
Erjona: Kam parë një foto me djalin e tij.
Elena: Bëri 20 vjeç dhe i uroj vetëm të mira në jetë. Është një fëmijë i edukuar. Top Channel

