Një episod u regjistrua gjatë protestës së 46-të para Kryeministrisë, ku një qytetare, teksa mbante fjalën para të pranishmëve, u përball me një ndërhyrje të papritur. Teksa po fliste nga mikrofoni, një prej të pranishmëve iu afrua dhe tentoi t'ia merrte atë. Qytetarja reagoi menjëherë, duke iu drejtuar: "Ik, ulu aty dhe qepe gojën!" LEXO EDHE:Zgjidhet kupola e re drejtuese e PD, Noka rikonfirmohet sekretar mes polemikave! Këlliçi ‘mund’ Boçin (LISTA E PLOTË) Pak çaste më pas, mikrofoni iu fik. Megjithatë, ajo nuk u ndal dhe vijoi të fliste, këtë herë duke kritikuar organizatorët për mënyrën se si po menaxhonin situatën. "Një mikrofon ju kanë dhënë dhe nuk dini ta komandoni. Kaq vlera kini!", u shpreh ajo. Për disa minuta, vëmendja e protestuesve u zhvendos nga mesazhet e tubimit te kjo përplasje, e cila nxori në pah tensionet e krijuara gjatë fjalimeve. Episodi u zhvillua përpara të pranishmëve dhe u shoqërua me reagime nga turma. Lajmi kryesor: Protesta/ Sulm SHBA-së dhe BE-së: Krijuan SPAK, po na godet pas shpine! Shpalosen të tjera kërkesa, Gjeka: Fond për menaxhimin e pasurive në bregdet K.B/E.H/Shqiptarja.com TAG: edi rama sali berisha PD qeveria Tirane protestat kunder qeverise Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.4% Vota total: 3173 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
