Lajme Zone
‘Ik, merru me Oerdin’- Gjinkuri përplaset me Ulsi Manjën te ‘Ligjet’ për ndryshimet në ligjin për tokat bujqësore: Më jep fjalën ose po largohem!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

‘Ik, merru me Oerdin’- Gjinkuri përplaset me Ulsi Manjën te ‘Ligjet’ për ndryshimet në ligjin për tokat bujqësore: Më jep fjalën ose po largohem!

Socialistët Ulsi Manja dhe Damjan Gjiknuri kanë debatuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, teksa po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësore.

Në Komisionin e Ligjeve ka pasur një përplasje mes socialistëve, ku po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësorë. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri kanë debatuar teksa ky prpojektligj do të votohej. Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, bashkë me dy deputetët e PD, votoi kundër për nenin 1 të këtij projektligji (për ndryshimet) për tokat bujqësore dhe më pas kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse. LEXO EDHE:Sulmet me review negative ndaj bizneseve, Braçe nga Kuvendi: Krim me pasoja të rënda për ekonominë dhe sigurinë kombëtare, merrni masa! (VIDEO) Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi? Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri largohen. Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim. Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti. Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti. Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të iki fare? Ulsi Manja: Po ik mo. Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi. Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin. Gjiknuri largohet. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kuvend Komisioni i ligjeve damian gjiknuri ULSI MANJA projektligji Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 9.1% Të gabuar 88.3% Nuk e di 2.6% Vota total: 230 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?