Ish-futbollisti dhe drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, u përfshi sot në një rast grabitjeje në tren.
Mediat italiane shkruajnë se Tares iu vodh çanta nga dollapi i sipërm i trenit.
Pasi zbriti nga treni në stacionin Termini të Romës, Tare kontaktoi menjëherë policinë hekurudhore të Lacios.
Policia italiane, falë pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes, arriti ta identifikonte autorin e krimit brenda pak minutash, i cili u gjurmua, u arrestua, dhe çanta iu kthye pronarit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

