Lajme Zone
Idajet Beqiri merret në mbrojtje/ Policia: Si pasojë e tentativave të përsëritura për atentat kundër jetës së tij
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Idajet Beqiri merret në mbrojtje/ Policia: Si pasojë e tentativave të përsëritura për atentat kundër jetës së tij

Avokati Idajet Beqiri është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Kjo vjen pas një muaji, që iu bë atentat me lëndë plasëse në automjetin e tij, ngjarje e ndodhur pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë më 13 tetor të këtij viti.

Vendimi është marrë këtë të hënë, pasi pasi strukturat e rendit kanë vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë ndaj jetës së tij. Pas shpërthimit të muajve më parë, i cili fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar, Beqiri kishte ngritur publikisht shqetësimin se sulmi lidhej me profesionin e tij si avokat dhe me denoncimet e vazhdueshme publike, duke drejtuar gishtin kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Aktualisht, lëvizjet e tij monitorohen dhe ruhen nga efektivë të posaçëm të policisë, ndërkohë që prokuroria dhe grupi hetimor vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Idajet Beqiripolicia