Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I vidhnin në Gjermani, i shisnin në Shqipëri/ Goditet grupi, sekuestrohen tre automjete me vlerë 450 mijë euro


Tre automjete luksoze, me vlerë rreth 450 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani, janë sekuestruar në Shqipëri.

Tre automjete luksoze, me vlerë rreth 450 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani, janë sekuestruar në Shqipëri.

Policia ka proceduar penalisht 3 persona, të cilët u kapën duke drejtuar automjetet, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë trafikuar makinat në Shqipëri me qëllim shitjen.

Në total u sekuestruan: 1 Mercedes-Benz G-Class 63 AMG, me vlerë rreth 200 mijë euro;

1 Mercedes-Benz GT 63 AMG, me vlerë rreth 150 mijë euro;

1 Mercedes-Benz S-Class 580e, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Sipas hetimeve, automjetet dyshohet se janë vjedhur në Gjermani dhe më pas janë trafikuar drejt Shqipërisë. Policia vijon hetimet për kapjen e dy personave në kërkim, dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiaTiranë