Lajme Zone
I shpëton RENEA-s i dënuari për vrasje, kontrolle në Korçë për Mjallaq Përgjikën
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I shpëton RENEA-s i dënuari për vrasje, kontrolle në Korçë për Mjallaq Përgjikën

Mjallaq Përgjika, një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje, i ka shpëtuar një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në qytetin e Korçës.

Mjallaq Përgjika, një person i dënuar me 18 vite burg për vrasje, i ka shpëtuar një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në qytetin e Korçës.

Forcat speciale zhvilluan kontrolle pas informacioneve se Përgjika mund të fshihej në një pallat në qytet. Pavarësisht kontrolleve të ushtruara, lokalizimi dhe kapja e tij nuk u bë e mundur. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Përgjika është një emër i njohur për kronikën e zezë. Ai është dënuar për vrasjen e Pëllumb Çollakut, 24 vjeç, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët më 26 dhjetor 2008. Trupi i të riut u gjet më 3 janar 2009 pranë aksit Korçë–Voskopojë, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Në qershor të vitit 2009, policia identifikoi Mjallaq Përgjikën si autor të dyshuar të krimit, ndërsa hetimet e kohës e lidhnin ngjarjen me pazare të drogës. Më pas ai u dënua me 18 vite burg.

Në listat e personave të kërkuar, Policia e Shtetit e ka publikuar atë me gjeneralitetet Mjallaq (Mihallaq) Petrika Përgjika, i datëlindjes 3 dhjetor 1981, nga Korça. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Mjallaq Përgjika