Lajme Zone
I shoqëruar nga bashkëshortja/ Rama ndan pamjet nga mbërritja në darkën zyrtare me Macron
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

I shoqëruar nga bashkëshortja/ Rama ndan pamjet nga mbërritja në darkën zyrtare me Macron

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbërritja në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve. Siç shihet edhe në foto, Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Ndërkohë pjesë e darkës janë edhe liderët e tjerë të vendeve europiane. Ditën e nesërme, po me ftesë të presidentit francez, kryeministri Ram

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbërritja në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve.

Siç shihet edhe në foto, Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Ndërkohë pjesë e darkës janë edhe liderët e tjerë të vendeve europiane. Ditën e nesërme, po me ftesë të presidentit francez, kryeministri Rama, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.