Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian, Press Tv, i cili transmeton në disa gjuhë të huaja. Ai ka raportuar live protestat në vendin tonë, duke publikuar foto dhe video të realizuara gjatë tubimeve. Për transmetimin e protestave të dhunshme, Press Tv ka mundur të hyjë në Shqipëri duke dërguar një reporter austriak, Dieter Reinisch. LEXO edhe...Protestuesit sulmojnë me gurë në drejtim të efektivëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Policia i shpërndan me ujë (VIDEO) Televizioni iranian e shet protestën e dhunshme në Shqipëri si një tubim mbarë-popullor, njësoj siç bën me protestat që po zhvillohen këto kohë edhe në vende të tjera të Europës. Gjatë intervistave të transmetuara nga Press Tv, protestuesit sulmojnë edhe Bashkimin Europian dhe i kërkojnë ndijmë Iranit. Ky televizion është një organizatë mediatike lajmesh shtetërore iraniane, në pronësi të Transmetimeve të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), që transmeton në gjuhët angleze dhe frënge. Me seli në Teheran, Press Tv u lançua më 8 korrik 2007 dhe kishte për qëllim të konkurronte me shërbimet perëndimore në gjuhën angleze. Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje në këtë ‘histori’, është se ky televizion konsiderohet si një mjet për përhapjen e propagandës së qeverisë iraniane, e pikërisht për këtë ndodhet nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama gjatë daljeve të tij publike, shpesh ka pretenduar për ndërhyrje iraniane në protestat që po zhvillohen prej disa muajsh në Shqipëri, përfshi tubimet e dhunshme të 10 ditëve të fundit. R.Xh/E.H/ReportTv.al proteste protestat kunder qeverise Tirane Sanksione SHBA BE Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 11523 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
