Një i ri ka shkruar historinë duke u bërë shqiptari i parë që nget një makinë fluturuese në trojet shqiptare.
E teksa duket se e ardhmja është këtu, ky krijim evolucionar sjell një pamje të pazakontë mbi bregdetin e Durrësit, duke provuar një makinë fluturuese të modelit "Shqiponja X1"
Sipas të dhënave, mjeti mund të arrijë lartësi deri në 600 metra dhe të qëndrojë në ajër rreth 30 minuta, në varësi të kapacitetit të baterisë dhe kushteve të fluturimit.
Pamjet tregojnë një tjetër mënyrë për të parë qytetin bregdetar, ndërsa teknologjia e mjeteve fluturuese elektrike po zhvillohet gjithnjë e më shumë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

