Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

I riu përplas me taksi 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO)


Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Durrës, ku një 26-vjeçar ka përplasur për vdekje një 66-vjeçar.

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Durrës, ku një 26-vjeçar ka përplasur me një taksi elektrike për vdekje një 66-vjeçar. Ngjarja është regjistruar në lagjen 13, rreth orës 10:30. LEXO edhe...Durrës/ Përplasi për vdekje me taksi 66-vjeçarin, momenti i frikshëm kur makina e 26-vjeçarit hyn mes këmbësorëve në trotuar (VIDEO) Pas aksidentit 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit, Aldi Talelli është shoqëruar në Komisariat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi taksinë. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 17:56 Durrës/ Përplasi për vdekje me taksi 66-vjeçarin, momenti i frikshëm kur makina e 26-vjeçarit hyn mes këmbësorëve në trotuar (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 26-vjeçar përplasi për vdekje me një automjet taksi një 66-vjeçar.Nga pamjet duket se automjeti, drejtues i të cilit ishte 26-vjeçari, niset papritur nga vendi ku qëndronte i parkuar dhe drejtohet me shpejtësi drejt të 66-vjeçarit, të cilin e përplasi në murin që gjendej aty pranë.Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të Durrësit, rreth orës 10:30, ndërsa 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al Fezi Dine Aldi Talelli Durres aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59% Shoqëria 24.4% Social media 16.5% Vota total: 2356 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?