Protesta kombëtare e studentëve në Tiranë vijon prej orës 14:00, ndërsa ora po shkon drejt 22:00. Pas gati 8 orësh në rrugë, pakënaqësia e qytetarëve është shoqëruar me episode të shumta dhune policore dhe revoltë të fortë nga studentët dhe të rinjtë.
Në një tjetër video nga protesta, një i ri shihet teksa ngjitet në një shtyllë dhe rrëzon kamerat e vendosura nga policia për monitorimin e tubimit.
Të rinjtë kanë zgjedhur ta shprehin zemërimin e tyre jo vetëm përmes megafonëve dhe fjalimeve, por edhe përmes veprimeve që pasqyrojnë përshkallëzimin e situatës në kryeqytet.
Pas orësh të tëra proteste dhe përplasjesh, revolta vijon të mbajë Tiranën në tension. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

