Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I riu në Shijak kapet me 2 automatikë e fishekë, policia vëzhgim banesës me dron (VIDEO)


Pas një vëzhgimi me dron, Policia e Shijakut ndërhyri në një banesë në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, ku sekuestroi 2 armë zjarri automatike, 20 fishekë dhe 32 500 euro.

SHIJAK- Pas një vëzhgimi me dron, Policia e Shijakut ndërhyri në një banesë në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, ku sekuestroi 2 armë zjarri automatike, 20 fishekë dhe 32 500 euro. Në pranga ra 32-vjeçari Arlind Isai. Operacioni i koduar “Baza” u organizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se i riu mbante armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 krehra me nga 10 fishekë secili. "Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Baza". Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak. LEXO EDHE:Tentuan të korruptonin policinë për t'iu shpëtuar gjobave, vendosen nën hetim 3 persona në Durrës Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh", njofton Policia. 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Durres armembajtje pa leje Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 33.2% Nuk e di 6.4% Vota total: 3842 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?