Lajme Zone
I riu futet lirshëm në dyqan dhe vjedh rreth 200 mijë lekë ushqime
EkonomiJOQ Albania

I riu futet lirshëm në dyqan dhe vjedh rreth 200 mijë lekë ushqime

Një pronar dyqani fruta perimesh në zonën e Allidemit, pranë ish-Markatës së Vjetër, ka denoncuar një vjedhje të ndodhur gjatë natës. Sipas tij, personi i dyshuar, siç shihet në video, është futur në dyqan rreth orës 02:55 dhe ka marrë disa produkte. Pronari ka bërë publike pamjet e kamerave të sigurisë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Sipas denoncimit, personi ka marrë fruta të thata, vaj ulliri dhe produkte të tjera me vlerë, duke i shkaktuar biznesit një dëm prej rreth 200 mijë lekësh. Denoncuesi kërkon që personi të rikthejë të gjitha produktet që ka marrë, përpara se rasti të denoncohet zyrtarisht në polici.

“Të sjellë të gjitha ato që ka marrë, ose do ta çoj në polici”, shprehet pronari në denoncimin e tij, ndërsa pamjet po publikohen me shpresën se personi do të identifikohet. Rasti pritet të verifikohet nga autoritetet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera.