Lajme Zone
I riu filmohet duke vjedhur në lokal: Mori lekët te kasa dhe një tablet!
EkonomiJOQ Albania

I riu filmohet duke vjedhur në lokal: Mori lekët te kasa dhe një tablet!

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një biznes në Tiranë, ku një person ka hyrë në ambientet e subjektit në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një biznes në Tiranë, ku një person ka hyrë në ambientet e subjektit në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, pranë qendrës së Tiranës, në zonën e Rrugës së Durrësit.

Në pamjet e siguruara nga biznesi, personi shihet teksa futet brenda dhe, krejt i qetë, nis të kontrollojë njëri pas tjetrit sirtarët e lokalit, duke kërkuar për para apo sende me vlerë. Ai lëviz pa u nxituar dhe pa e prishur aspak qetësinë, ndërsa vijon kontrollin e ambienteve sikur ndodhet në një situatë krejt normale.

Sipas denoncuesit, i riu ka marrë paratë që ndodheshin në kasë, si dhe një tablet të përdorur për Wolt, përpara se të largohej nga biznesi.

Rasti është kallëzuar në polici, ndërsa sipas denoncuesit është kryer edhe ekspertiza në vendngjarje.

Biznesi u bën thirrje subjekteve të tjera, veçanërisht atyre në zonën pranë qendrës së Tiranës, që të tregohen të kujdesshme dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që shfaqet në video.

Nëse dikush e njeh personin ose ka informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, biznesi kërkon që informacioni t'u përcillet autoriteteve. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)