I njohur si krahu i djathtë i grupi terrorist Hezbollah, Izraeli: Ali Yusuf Harshi u vra pas një sulmi ajror në Bejrut
Izraeli thotë se dora e djathtë e kreut të Hezbollahut është vrarë në sulm

Izraeli thotë se dora e djathtë e kreut të Hezbollahut është vrarë në sulm Ushtria izraelite ka njoftuar se ka eliminuar sekretarin e kreut të grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se është vrarë Ali Yusuf Harshi, nipi i Naim Qassem, u vra në një sulm ajror gjatë natës në Bejrut. “Harshi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem dhe luajti një rol qendror në menaxhimin dhe sigurimin e zyrës së tij”, tha IDF.
Po ashtu gjatë natës, IDF goditi dy kalime kyçe të përdorura nga terroristët dhe komandantët e Hezbollahut për lëvizje nga veriu në jug të lumit Litani në Liban për të transferuar mijëra armë, raketa dhe lançues. Rreth 10 depo armësh dhe qendra komande u goditën gjithashtu në Libanin jugor, shtoi IDF. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: IDF izrael liban
