Lajme Zone
I moshuari gjendet i rrëzuar te Kthesa e Kamzës, dërgohet te Trauma: A e njeh dikush?
SportJOQ Albania

I moshuari gjendet i rrëzuar te Kthesa e Kamzës, dërgohet te Trauma: A e njeh dikush?

Një i moshuar është gjetur i rrëzuar në tokë në zonën e Terminalit, te Kthesa e Kamzës. Një qytetar iu drejtua redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë për identifikimin e tij dhe gjetjen e familjarëve.

Sipas qytetarit, burri dukej i çorientuar dhe nuk arrinte të tregonte qartë se kush ishte apo ku jetonte. Ai kishte deklaruar se jetonte vetëm dhe se ishte 30 vjeç, ndonëse nga pamja fizike dukej qartë se ishte në moshë të thyer. Për këtë arsye, ekziston dyshimi se mund të ketë probleme me kujtesën.

Më pas, i moshuari është marrë nga ambulanca dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës, i shoqëruar edhe nga efektivë të Policisë. Dyshohet se si pasojë e rrëzimit mund të ketë pësuar lëndime, ndërsa nuk ka ende informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Shpresojmë që i moshuari të marrë ndihmën e nevojshme dhe të bëhet i mundur identifikimi i tij, në mënyrë që të gjenden familjarët.