Lajme Zone
I mori makinën fshehurazi babait dhe ra në kanal, vdes 15-vjeçari në Pezë!
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

I mori makinën fshehurazi babait dhe ra në kanal, vdes 15-vjeçari në Pezë!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 16-vjeçar ka mbetur i plagosur. Dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes, 15-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, 16-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti ishte marrë pa dijeninë e të atit nga 15-vjeçari. Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes tragjike.