Lajme Zone
I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë, detaje nga ekzekutimi i 35-vjeçarit shqiptar në Itali. Zbulohet identiteti
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë, detaje nga ekzekutimi i 35-vjeçarit shqiptar në Itali. Zbulohet identiteti

Trupi i pajetë i një shqiptari u gjet në ujërat e lumit Tergola në provincën e Padovës një ditë më parë, ndërsa viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, 35 vjeç.

Trupi i pajetë i një shqiptari u gjet në ujërat e lumit Tergola në provincën e Padovës një ditë më parë, ndërsa viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, 35 vjeç. Hoti u gjet të martën, më 8 shtator, i futur në një qese të zezë në pjesën e pasme të një automjeti tip “Fiat Bravo”, i cili kishte përfunduar në ujërat e lumit.

Ekzaminimet e para mjeko-ligjore kanë konfirmuar se 35-vjeçari ishte vrarë me armë zjarri, ndërsa duart i ishin lidhur.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një ekzekutim dhe pista kryesore e hetimit lidhet me një larje hesapesh të mundshme të lidhur me trafikun e drogës.

Hetimet po kryhen nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Padovës, në bashkëpunim me Kompaninë e Cittadella-s. Çështja po koordinohet nga prokurorja publike Claudia Brunino.

Identifikimi i viktimës shënon një moment të rëndësishëm në hetim, i cili tashmë është përqendruar në rindërtimin e lëvizjeve të fundit të Hotit, njohjeve të tij dhe personave me të cilët ai ka pasur kontakte në orët para vdekjes.

Ekzaminimet fillestare mjeko-ligjore kanë konfirmuar natyrën e dhunshme të vdekjes. Dyshohet se Hoti është qëlluar nga afër. Kur trupi i tij përfi në lumin Tergola, ai ishte tashmë i vdekur.

Trupi dyshohet se ka qëndruar i zhytur për disa orë. Megjithatë, pritet që autopsia të japë të dhëna më të sakta për kohën e vdekjes dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja.

Një nga pyetjet kryesore të hetimit lidhet me vendndodhjen ku u hodh automjeti. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse personat që e çuan “Fiat Bravo”-n në lumin Tergola e njihnin zonën apo kanë mbërritur aty rastësisht.

Automjeti u fs pranë një dige, ku niveli i ujit ishte aq i lartë sa e mbuloi pothuajse tërësisht. Megjithatë, zona ka një rrethrrotullim pranë saj, përshkohet nga një arterie e rëndësishme rrugore, është e ndriçuar edhe gjatë natës dhe monitorohet nga disa kamera sigurie.

Pikërisht pamjet e kamerave mund të jenë një prej provave më të rëndësishme për hetimin.

Karabinierët po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e ndjekur nga “Fiat Bravo” përpara se të mbërrinte te ura. Sistemet lokale mundësojnë jo vetëm identifikimin e targave, por edhe regjistrimin e automjeteve që kalojnë në pika të ndryshme.

Hetuesit po verifikojnë nëse një automjet tjetër shfaqet në disa prej këtyre pikave të kontrollit, para ose pas kalimit të “Fiat Bravo”-s. Dyshohet se ky automjet mund të ketë ndjekur ose paraprirë makinën dhe mund të jetë përdorur për largimin e autorëve pas hedhjes së saj në kanal. Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Itali, autoritetet dyshojnë për “larje hesapesh” nga trafiku i drogës

Aktualitet Për hetuesit mbetet e vështirë të besohet se në ngjarje ka qenë i përfshirë vetëm një person. Personi ose personat që e kanë çuar automjetin te ura duhet të kenë pasur gjithashtu një mënyrë për t’u larguar shpejt nga zona.

Pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve lokale, përfshirë ato të një punishteje zdrukthëtarie pranë vendit të ngjarjes, po shqyrtohen gjithashtu.

Pamjet e analizuara deri më tani, të cilat i përkasin natës para se të gjendej automjeti, nuk kanë dhënë ende prova përfundimtare. Për këtë arsye, hetimet vijojnë.

Një tjetër mister lidhet me vetë “Fiat Bravo”-n. Automjeti nuk i përkiste viktimës, por ishte i regjistruar në emër të një shtetasi italian, banues në zonën e Venedikut. Sipas raportimeve, ai u ka deklaruar hetuesve se automjeti nuk ishte vjedhur. Top Channel