Lajme Zone
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
PolitikëBalkanWeb

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka njoftuar publikisht bllokimin e faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook.

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka njoftuar publikisht bllokimin e faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook. Ngjarja vjen menjëherë pas disa qëndrimeve dhe shkrimeve të saj kritike, ku ndër të tjera i kishte kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama të “hapë krahun” për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend. View this post on Instagram A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali) Përmes një mesazhi të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, Spiropali konfirmoi mbylljen e faqes dhe bëri me dije se po ndiqen hapat teknikë me kompaninë Meta për rikthimin e saj: “Të dashur miq

Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt.

Për të gjithë ju që keni tentuar të më shkruani, deri në njoftimin e radhës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt këtu në Instagram.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb