Një vendim i papritur ka tronditur së fundmi sistemin financiar në Serbi. Këshilli Administrativ i Bankës Kombëtare të Serbisë i ka hequr licencën pa asnjë paralajmërim "ALTA BANKA"-s. Banka ishte në pronësi të oligarkut Davor Macura, një prej njerëzve më të afërt të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Macura, i cili e nisi karrierën e tij financiare në vitin 2008 me një zyrë të thjeshtë këmbimi valutor në Zemun, arriti të hapte bankën private "ALTA BANKA" në vitin 2014. Në opinionin publik dhe mediat serbe, Davor Macura njihej ndryshe edhe si "bankomati" personal i Andrej Vuçiç, vëllait të Aleksandër Vuçiç.
A do të ndjekë Banka e Shqipërisë të njëjtin shembull?
Ky zhvillim në Serbi ngre menjëherë pikëpyetje të mëdha edhe për mjedisin financiar dhe politik në Shqipëri.
Në qendër të vëmendjes dhe denoncimeve të vazhdueshme mediatike qëndron ABI Bank (American Bank of Investments), e drejtuar nga Andi Ballta. Ajo etikohet rregullisht në mediat investigative si "Banka e Partisë Socialiste".
Përgjatë viteve, ndaj ABI Bank dhe drejtuesit të saj Andi Ballta janë ngritur akuza të shumta lidhur me: Blerjen e aseteve dhe bankave tjera me procedura tejet të diskutueshme.
Lidhjet e ngushta me pushtetin politik dhe përfitimin e favorizimeve ose hapësirave rregullatore.
Zgjerimin në sektorin e ndërtimit dhe investimeve strategjike, siç janë resortet luksoze dhe sipërfaqet masive të tokave në zona bregdetare (si në Zvërnec/Vlorë) përmes fondeve dhe kompanive të lidhura. Pas veprimit rrufe të autoriteteve serbe ndaj bankës së rrethit familjar e politik të Vuçiçit, pyetja që shtrohet natyrshëm është:
A do të ketë të njëjtin fat edhe ABI Bank e Andi Balltës në Shqipëri? A do të gjejë guximin Banka e Shqipërisë të veprojë me të njëjtën rreptësi ndaj "bankës së pushtetit", apo politika do të vazhdojë ta mbajë me "ombrellë mbrojtëse"?

