Kryeministri Rama nuk pranon se Platforma e Bashkëqeverisjes ka dështuar. Përkundrazi, kryeministri e sheh “Pasqyrë Albania”, si vijim të saj që në thelb kanë të njëjtin qëllim. Por, në vend që të japë një bilanc të asaj se çfarë funksionoi dhe çfarë nuk funksionoi me Platformën e Bashkëqeverisjes, Rama zgjedh ta paraqesë problemin si një çështje teknologjie.
Arsyetimi i kryeministrit është Inteligjenca Artificiale. Sipas tij, teknologjia që nuk ishte në dispozicion më herët tashmë mund të përdoret për të transformuar platformën.
“Ka shumë që thonë se kemi dështuar me Platformën e Bashkëqeverisjes. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Tashmë Platforma e Bashkëqeverisjes do të jetë pjesë e Pasqyrë Albania. Kjo ndodh sepse më herët nuk kishim në përdorim Inteligjencën Artificiale, ndërsa tashmë mund ta përdorim AI-në në shërbimet qeveritare.
Kjo i jep qytetarit një nga gjërat më të rëndësishme nga një xhungël në një kapacitet të plotë mbikëqyrësi përmes Pasqyrës, ku mund të informohet nga gjitha burimet. Te Pasqyra qytetari mund të gjejë gjithçka ai dëshiron, shifrën, provën, proces-verbalin, arsyet e vonesës për kërkesë e tij”, deklaroi Rama.
Dhe Rama nuk ndalet këtu.
Në deklaratën e tij, kryeministri e zgjeron ndjeshëm ambicien e “Pasqyrës Albania”, duke thënë se aty nuk duhet të jetë vetëm qeveria. Sipas tij, “e mira e do” që në këtë hapësirë të jenë edhe pushteti legjislativ dhe ai gjyqësor.
“Pasqyrë Albania është hapësirë e re ku, falë teknologjisë dhe mundësisë së jashtëzakonshme që na jep në këtë fazë të zhvillimit tonë IA, mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e plotë e çdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur shtetin dhe për të kërkuar mbështetje nga shteti. Do të jetë hapësirë ku qeveria do të jetë tërësisht aty, por patjetër që e mira e do që te Pasqyrë Albania të jenë edhe dy pushtete të tjera, pushteti legjislativ dhe gjyqësor, por kjo është vendimmarrje e tyre”, tha Rama.
Në 13 vite qeverisje, Rama tashmë flet për një tjetër platformë, një tjetër mekanizëm dhe një tjetër mënyrë për të “kontrolluar shtetin”. Por këtë herë, ambicia shkon edhe më larg: të gjithë shteti në një “Pasqyrë”, përfshirë edhe Parlamentin dhe gjyqësorin. Premtime që nuk mbahen dhe mungesë meritokracie, pas 13 vitesh në pushtet, Rama zbulon 3 “plagët” e shtetit
3 Shtator, 10:19 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

