Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij me targa të Shqipërisë, janë gjetur dhe sekuestruar 204 cigare elektronike të cilat dyshohet të jenë me përmbajtje të lëndës narkotike kanabis.Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Merdarë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij me targa të Shqipërisë, janë gjetur dhe sekuestruar 204 cigare elektrike të cilat dyshohet të jenë me përmbajtje të lëndës narkotike kanabis”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

