Shkoi të riparonte një defekt në linjën elektrike, por fatkeqësisht ra kontakt me rrymën dhe humbi jetën. 60-vjeçari Agim Beqiri, elektricist i zonës në fshatin Zërvaskë në Pogradec i cili merrej me mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor ndërroi jetë paraditen e kësaj të diele, në përpjekje për të ndryshuar një llambë të djegur. Sipas informacioneve në këtë shtyllë kishte 2 linja tensioni prej te cilave 60-vjeçari kishte shkëputur vetëm njërën, ndërsa me tjetrën ende aktive ra në kontakt dhe humbi jetën. LEXO EDHE:'E konstatoi dje defektin, sot erdhi ta rregullonte', kryeplaku i fshatit Zërvaskë në Pogradec flet për elektriçistin që humbi jetën në punë: Punonte për fshatin edhe në ditë pushimi (VIDEO) Kryeplaku i fshatit tregon si ndodhi ngjarja. “Punonjës I komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Një burrë shumë i mirë që punonte edhe ditën e pushimit. E konstatoi dje defektin dhe sot erdhi për ta rregulluar. Njëri shumë i mirë”, tha ai. Agim Beqiri punonte prej vitesh si elektricist në bashkinë e Pogradecit dhe merrej me mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatra. Fatkeqësisht ky ishte shërbimi i fundit që 60-vjeçari i bëri këtij komuniteti. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një elektricist vdes në krye të detyrës, pasi më 22 korrik Bashkim Boçi, elektricist i OSSH-së, humbi jetën gjatë punës për rikthimin e energjisë elektrike në zonën e Potamit, pasi ishte shkëputur prej motit të keq. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:52 'E konstatoi dje defektin, sot erdhi ta rregullonte', kryeplaku i fshatit Zërvaskë në Pogradec flet për elektriçistin që humbi jetën në punë: Punonte për fshatin edhe në ditë pushimi (VIDEO) Kryeplaku i fshatit Zërvaskë e kujton Agim Beqirin si një njeri të përkushtuar ndaj punës, duke thënë se ai kishte shkuar një ditë më parë për të konstatuar defektin dhe ishte rikthyer sot për ta riparuar. Sipas tij, Beqiri punonte prej shumë vitesh në mirëmbajtjen e linjave të ndriçimit, ishte i rregullt dhe nuk hezitonte të dilte në punë edhe në ditët e pushimit.“Ai ishte punëtor i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ky punonte prej shumë kohësh në komunë, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, punonte edhe në ditën e pushimit. Meqë kishte probleme fshati, erdhi konstatoi problemin dhe erdhi sot për të rregulluar defektin. Ishte njeri shumë i komunikueshëm. Më ka ardhur shumë keq” tha kryeplaku i fshatit U.D/Shqiptarja.com Share U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Agim Beqiri pogradec Korce elektricist Komento Komente Tani: 26/07/2026 13:10 Nuk e di a eshte normale qe per çdo vit humbin 5-6 elektriçiste jeten ne Shqiperi. A jan ato te pakujdesshem apo ça ndodhe Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.2% Nuk e di 7% Vota total: 3496 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

