Ylli Zalla, i arrestuar mëngjesin e sotëm ishte një nga personat e shpallur në kërkim nga autoritetet në kuadër të hetimeve për atentatin e ndodhur në nëntor 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani, efektiv policie. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh gjatë hetimeve për atentatin. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht. Një tjetër arsenal armësh Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit Ylli Zalla.
Zbulimi i armëve u bë në kuadër të hetimeve ndaj tij, ndërsa autoritetet vijojnë të kërkojnë prova për të dokumentuar rolin e tij në ngjarjet kriminale për të cilat dyshohet. I arrestuar edhe më parë Ylli Zalla ka qenë i arrestuar edhe rreth 12 vite më parë. Në atë kohë, ai u vu në pranga për prodhim të bombave artizanale, ndërsa dyshohej gjithashtu për përfshirje në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në të njëjtën periudhë, Zalla ishte hetuar edhe për dyshime mbi lidhje me ISIS, konkretisht për rekrutimin e shqiptarëve për t’iu bashkuar luftëtarëve xhihadistë.
Në të kaluarën, ai është akuzuar gjithashtu për kërcënim me jetë ndaj pronarit të një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

