Një moment tepër emocionues është regjistruar pas ndeshjes së Manchester Cityt, ku një tifoz i vogël i skuadrës angleze nuk ka mundur t’i mbajë lotët pasi mori një dhuratë të veçantë nga Antoine Semenyo.
Sulmuesi i dha fanellën e tij të ndeshjes tifozit të ri, një gjest që për vogëlushin kishte një domethënie të jashtëzakonshme.
Në momentin që mori fanellën, ai shpërtheu në lot nga emocionet, ndërsa pamjet e reagimit të tij janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Një fanellë e dhuruar pas ndeshjes u shndërrua kështu në një kujtim që vogëlushi vështirë se do ta harrojë. Gjeste të tilla tregojnë edhe një herë anën njerëzore të futbollit, ku një veprim i thjeshtë i një lojtari mund të ketë një ndikim të madh tek një tifoz i vogël.

