Nën masa të rrepta sigurie është paraqitur në Apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 2019-ën, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Në orën 14:30 ka nisur seanca ku SPAK ka kërkuar dënimin me 28 vite burg të Selmanit. “Jam i pafajshëm, nuk kam asnjë lidhje në këtë ngjarje”, ka deklaruar Ilir Selmani në Apelin e Gjykatës së Posaçme. LEXO EDHE:22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni “Ky më ka vrarë djalin, të dënohet me 28 vite burg, ose më sillni djalin në shtëpi ta shikoj. Nxirreni jashtë këtë”, ka deklaruar e ëma e viktimës. Ndërkohë Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur që vendimi për Ilir Selmanin të shtyhet për në 17 korrik. Kujtojmë se Selmani u lirua pak kohë më parë në 'arrest shtëpie', për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit. Selmani është shpallur fajtor nga GJKKO për ekzekutimin e Santiago Malkos më 19 gusht 2019. Disa ditë më parë, pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt. Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje. Lajmi në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë K.B/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: apeli i gjkko vrasja e santiago malkos Ilir selmani Komento Komente Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.9% Jo! 18.9% Disi! 3.2% Vota total: 4377 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

