Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari Kol Ndoj! Pritet të ekstradohet (VIDEO)


Një person i shpallur në kërkim u arrestua në Vaun e Dejës dhe pritet të ekstradohet në Itali, ku drejtësia atje e ka dënuar me 9 vjet burgim.

Një person i shpallur në kërkim u arrestua në Vaun e Dejës dhe pritet të ekstradohet në Itali, ku drejtësia atje e ka dënuar me 9 vjet burgim. Kol Ndoj, 71 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, më 23 prill të vitit 2021, e ka dënuar për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni". LEXO edhe...Alarm për bombë në dy fluturime në Europë! Një avion ulet në Lisbonë, tjetri devijohet në Venecia, nisin kontrollet pas kërcënimeve “Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim. Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni", njoftoi Policia e Shtetit. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet italiane vijon procedurat për ekstradimin e tij. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./A.Hl/ReportTv.al Kol Ndoj ekstradim prostitucion itali shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.3% Veliajn 21.6% Asnjërin 24.1% Vota total: 735 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?