Lajme Zone
I dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh/ Kapet në Krujë 40-vjeçari
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh/ Kapet në Krujë 40-vjeçari

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar u arrestua shtetasi me iniciale A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2021 ishte dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb