Lajme Zone
I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 40-vjeçari shpallur në kërkim (EMRI)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 40-vjeçari shpallur në kërkim (EMRI)

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai në vitin 2021 është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia ka arritur të lokalizojë 40-vjeçarin e identifikuar si Agron Basha dhe e ka vënë në pranga.

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai në vitin 2021 është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia ka arritur të lokalizojë 40-vjeçarin e identifikuar si Agron Basha dhe e ka vënë në pranga. “Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”. Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.